HomeSport

Tërnoci kalon në Rrethin e Dytë të Kupës

Futbollistët e Tërnocit kanë kaluar në Rrethin e Dytë të Kupës pasi që sot në terren të vet mposhtën ekipin e Pavllovcit me rezultat 3:1. Edhe

Fakulteti ekonomik i hapur për studentët e ardhshëm
Kosova i dhuron 200 mijë euro Bujanocit
Kujdes se si vozitni nga dita e nesërme në Bujanoc!

Futbollistët e Tërnocit kanë kaluar në Rrethin e Dytë të Kupës pasi që sot në terren të vet mposhtën ekipin e Pavllovcit me rezultat 3:1.

Edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit të rënduar, “Agallarët” në asnjë moment nuk e vënë në pykëpyetje fitoren në këtë ndeshje.

Dominimi total në fushë u vërejt gjatë 90 minutave të ndeshjes, andaj paraqitja e sotme ishte një uvertyrë e mirë për vazhdimin e kampionatit të dielen e ardhshme.

Kujtojmë që në start të sezonit pranveror, në kuadër të xhiros së 12-të, Tërnoci do të ndeshet përsëri me Pavllovcin, por kësaj here në fushën mysafire.

Në pjesën vjeshtore të kampionatit Tërnoci ka bilans maksimal, 30 pikë në 10 ndeshje.

COMMENTS