HomeNë fokus

Kërkohet deklarim i krerëve të institucioneve

Shpallja e rezultateve të konkursit për informim nga komuna e Bujanocit ka hasur në reagime të shumta tek përfaqësuesit e mediave por edhe tek pol

Reagon Kamberi: Padia politike, flamuri nuk ndryshon, angazhimi i Mustafës po i pengon dikujt
Fitore për tre pikë të reja
Arifi për vizitë tek motra e Sezai Surroit

Shpallja e rezultateve të konkursit për informim nga komuna e Bujanocit ka hasur në reagime të shumta tek përfaqësuesit e mediave por edhe tek politikanët lokal, siç janë shefat e Grupeve të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal.

Ndërkohë, sot është kërkuar edhe prononcim lidhur me këtë çështje nga bartësit e institucioneve dhe deputeti popullor.

Nexhat Behluli, në cilësinë e udhëheqësit të Televizionit Spektri, ka kërkuar përgjigje publike nga Enver Ramadani, kryetar i KK të Bujanocit, Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së dhe Shaip Kamberi, deputet popullor, nëse vendimi mbi ndarjen e mjeteve nga ana e komisionit ka qenë profesional ose jo?

Kjo është kërkesa e Behlulit e bërë përmes Facebookut:

– Kurë e lexoni herë pas here si i ftoj funksionarët politik me përgjegjësi publike që të prononcohen për naj çështje të interesit publik ju duket si e panevojshme, n’vërtetë nuk e baj bash pa lidhje, këto ftesa publike e kan arsyen dhe efektin e vet, nuk bëhen veq koti.

– Kësaj here i baj Lutje Publike :

Kryetari i Kuvendit Komunal Enver Ramadani

Kryetari i Këshillit Kombtarë Ragmi Mustafi

Deputeti Popullorë Shaip Kamberi

ta shpalosin publikisht qëndrimin personal rreth mënyrës së realizimit të Konkursit për Mediat Lokale që para disa ditave e përmbylli Qeverisja Lokale e Komunës së Bujanocit,

unë dyshoj dhe kam fakte se përzgjedhja e Projekteve nuk është profesionale as Ligjore !

– Të mos keqëkuptohemi, nuk po kërkoj lëmozh as ndihmë për Mediumin tim, vetëm një sqarim korrekt të pa anshëm, pres deklarimin tuajë !

COMMENTS