HomeAktualeKoronavirusi

Remzi Ejupi premton 1000 teste Covid-19 për Luginën

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka siguruar 11 mijë teste për COVID-19, për Republikën e Kosovës, transmeton Folonline.com Ejupi këtë e

Hoxhë Vesim Avdiu:  E vërteta ime
Mustafa: Gjykata e Apelit legalizon termin „šiptari“
YLLKA IMERI DOKTORE E SHKENCAVE TË GJUHËSISË

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka siguruar 11 mijë teste për COVID-19, për Republikën e Kosovës, transmeton Folonline.com

Ejupi këtë e ka deklaruar përmes një interviste televizive në Klan Kosova ku tha se janë 11 mijë teste, potencialisht deri më 20 mijë teste, teste këto që do të futen edhe në sport.

“E di se Kosova ka vështirësi sa i përket testimeve, kam qenë vazhdimisht në kontakt për punën e testeve. është vështirë të gjendet një test tani”, ka thënë Remzi Ejupi,  shkruan “Zeri.info”, transmeton Folonline.com

Ai ka shtuar se është gjithmonë në kontakt me IKSHPK-në dhe ministrinë e Shëndetësisë.

“Kosovës nuk do t’i mundojnë testet në të ardhmen, testet do t’i dorëzojmë në IKSHPK, ne do të donim të dhuronim edhe 1 mijë teste edhe për në Preshevë por të shohim se si do ta bëjë ndarjen IKSHPK”, ka përfunduar ai.

COMMENTS