HomeNë fokus

Kryediplomatja Donika Gërvalla vizitë në Luginë

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, po qëndron sot në Luginë. Në fillim të vizitës ajo është pritur në Bujanoc nga kryetari i komunës, Na

Hapet zyra e KKSH-së në Medvegjë
Nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të zjarrit- ndërron jetë gruaja nga Tërrnoci
Arifi takon diplomatin amerikan

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, po qëndron sot në Luginë.

Në fillim të vizitës ajo është pritur në Bujanoc nga kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Takim ka zhvilluar edhe me kryetarin e Kuvendit Komunal, Enver Ramadani, kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustafi dhe deputetët popullorë, Shaip Kamberi dhe Nadije Beqiri.

Në vazhdim mund t’i ndiqni postimet e nikoqirëve të diplomates kosovare me rastin e takimeve.

Postimi i Nagip Arifit

Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.

Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës.

U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve.

Postimi i Enver Ramadanit

Sot gjatë ditës pata kënaqësinë ta takoj Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.

Bashkëbiseduam për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke filluar nga pasivizimi adresave, mos pranimi diplomave,zhvillimi ekonomik dhe mos integrimi I shqiptarëve në organet shtetërore.

Morëm besimin e plotë që Qeveria e Kosovës e njëherit ministrja në fjalë do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke I adresuar në instancat me të larta.

Gjithashtu iu falënderova edhe për ndihmën financiare për Luginën e cila do jetë gjë shtysë dhe shpresë për qytetarët tanë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ministrja Gërvalla premtoi edhe bashkëpunimin dhe binjakëzimi e KOMUNËS së Bujanovcit me Komunat e R. KOSOVËS të cilat kan ndikim ekonomik me qëllim përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik në Bujanovc përmes binjakëzimit.

Bashkë mundemi dhe bashkë ia dalim gjitha sfidave!

Postimi i Shaip Kamberit

Në takim me ministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Grvalla-Schwarz, biseduam për çështjet aktuale politike dhe domosdoshmërinë bashkërendimit të mëtejmë, rreth nevojave të Luginës së Preshevës.

Në pjesën tjetër të ditës, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, do të qëndrojë në Preshevë.

COMMENTS