HomeAktuale

Çfarë thonë nënshkruesit e marrëveshjes së Bujanocit: Flasin Arifi, Kamberi e Pajaziti

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit gjithpërfshirës të subjekteve politike shqiptare nuk kanë hezituar të flasin as liderët e tyre. Ja

Çorapët për Kompaninë Ndërkombëtare “Fila” do të prodhohen në Medvegjë
Sadriu: nuk do të lejoj që Partia Demokratike Shqiptare të mbaj epitetin e “UZURPATORIT” “
Pajaziti: Varfëria tek familjet shqiptare në Luginë të Preshevës, prodhim i politikanëve karrieristë


Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit gjithpërfshirës të subjekteve politike shqiptare nuk kanë hezituar të flasin as liderët e tyre.

Ja çfarë postuan ata në Facebook:

Nagip Arifi:
Historinë në vitin 2002 e shkruva duke u bë kryetari i parë shqiptar në Komunën e Bujanocit.
Historinë po e përsëris tash në vitin 2020 duke e bërë për herë të parë Koalicionin me Shqiptarët i cili do të udhëheqë Komunën e Bujanocit.
Fjalën ja dhashë, dhe fjalën e mbajta!
I juaji Nagip Arifi
URIME!

Shaip Kamberi:

Sot është arritur Marrëveshja për bashkëqeverisjen e Komunes së Bujanocit.
Pas një procesi të gjatë negociatash mes subjekteve politike shqiptare në Komunën e Bujanocit, Partia për Veprim Demokratik duke qene nën peshën e detyrës historike dhe nevojën institucionale si dhe domosdoshmërin e ruajtjes së shumicës shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Partia për Veprim Demokratik ka udhëhequr të bashkërenduar me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme me një proces të përbashkimit të qasjes politike karshi Beogradit në procesin e zgjedhjeve parlamentare ku triumfuam me tre deputet shqiptarë.
Falënderojmë për një rol të jashtëzakonshëm të Ministrit Gent Cakaj në një moment kur po hapen shtigje të reja politike në një ballafaqim që kërkon unitet për të realizuar të drejtat kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Më shumë unitet për barazi e për drejta në një moment kur proceset rajonale dhe dialogu Kosovë-Serbi është në prag.

Arbër Pajaziti

Më në fund e kurorëzuam atë që e tham 4 vite rresht.
Falemnderit për angazhimin z. Gent Cakaj.
Urime Bujanoc!

COMMENTS