HomeNë fokus

Raporti i BE-së për Serbinë konfirmon: Diskriminimi ndaj shqiptarëve të Luginës vazhdon

Raporti më i fundit i Komisionit Evropian për progresin e Serbisë për vitin 2025 ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e të drejtave të shqi

Ora policore prej 13, cka nëse dalni dhe ndaloheni nga policia
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥
Si të bëheni pjesë në Planin e Veprimit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale

Raporti më i fundit i Komisionit Evropian për progresin e Serbisë për vitin 2025 ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke evidentuar mungesë progresi dhe shkelje të vazhdueshme të standardeve evropiane në trajtimin e pakicave kombëtare.

Në dokument theksohet qartë se:

  • Vazhdon pasivizimi i adresave, një praktikë diskriminuese që çregjistron shqiptarët nga sistemi administrativ dhe u mohon prezencën ligjore në vendin ku jetojnë.
  • Nën-përfaqësimi në institucionet shtetërore mbetet problem serioz, ndërsa Plani i Veprimit për integrimin e shqiptarëve (2022) nuk ka sjellë rezultate të prekshme.
  • Shqiptarët ende përballen me vështirësi në qasje në arsim në gjuhën shqipe, si dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.
  • Raporti evidenton mungesë të zbatimit të plotë të standardeve të Këshillit të Evropës, duke e vlerësuar këtë si pengesë direkte në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Deputeti Shaip Kamberi theksoi se raporti është një dëshmi e realitetit që shqiptarët e Luginës e përjetojnë çdo ditë, duke e cilësuar atë si një “akt akuze ndaj mohimit institucional që po ndodh në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”.

“Evropa nuk mund të mbyllë sytë para zhdukjes së heshtur administrative,” ka deklaruar ai, duke kërkuar që këto gjetje të shndërrohen në kusht politik të qartë për ecjen e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, reagoi duke thënë se raporti “konfirmon atë që Lugina thotë prej vitesh” dhe se kërkohet zgjidhje institucionale, jo vetëm konsttime periodike.

“Kombësia shqiptare në këtë rajon nuk kërkon më shumë e as më pak se barazi dhe dinjitet,” u shpreh Rexhepi, duke nënvizuar se KKSH do të vazhdojë të kërkojë zbatim të rekomandimeve evropiane.

Raporti i Komisionit Evropian e vë edhe një herë çështjen e Luginës në agjendën ndërkombëtare, duke i bërë presion Beogradit të ndërmarrë hapa konkretë për garantimin e të drejtave të shqiptarëve, si parakusht për integrimin evropian.

COMMENTS