HomeAktuale

Ekskluzive: APN e Bujanocit po shqyrton ngrirjen e raporteve me selinë qendrore

Çështja e delegimit të përfaqësuesve të APN-së në Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare ka acaruar tej mase raportet brenda këtij subjekti

Rahimi kalon në APN
Roth: Serbia po diskriminon pakicën shqiptare, spastrimi etnik i tyre është krim
Ramadani pritet në MKRS


Çështja e delegimit të përfaqësuesve të APN-së në Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare ka acaruar tej mase raportet brenda këtij subjekti politik.
Përveç se në nivel të raporteve kryetar Shqiprim Arifi- zv/ kryetar Armend Aliu, Folonline merr vesh se përcaktimi i kandidatëve për deputet nuk ka lënë anash edhe Degën e APN-së në Bujanoc.
Burime të sigurta brenda Degës së Bujanocit i kanë thënë mediumit tonë se në 24 orët e fundit e tërë struktura e kryesisë është duke shqyrtuar mundësinë e ngrirjes së raporteve me selinë qendrore.
Të njejtat burime kanë potencuar se kjo mund të ndodhë për arsye të shumta.
„ E para është se përfaqësuesit nga Dega e Bujanocit nuk janë ftuar fare në mbledhjen e kryesisë qendrore ku edhe ishte vendosur për përcaktimin e kandidatëve. E dyta, kryesia mund të konsiderohet tërësisht jolegjitime ngase i ka skaduar mandati ndërsa nuk janë deleguar anëtarët e rinj nga gjitha degët.
Së treti, shkeljet statuare, dhe katër, koketimi i kryetarit Shqiprim Arifi me një subjekt politik në Bujanoc lidhur me koalicionet paszgjedhore në Bujanoc „, shprehen burimet e Folonline.
I gjithë ky akumulim i problemeve, sipas burimeve brenda kryesisë së APN-së, ka bërë që kjo strukturë shumë shpejt mund të vendos për ngrirje raportesh deri në konsolidimin e forumeve të reja partiake dhe vendosjen e legjitimitetit të plotë.

COMMENTS