Në vazhdën e takimeve të përhershme vëllazërore, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Repu

Në vazhdën e takimeve të përhershme vëllazërore, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Sh. T. Bardhyl Canaj.
Gjatë bashkëbisedimit, u diskutua për një sërë çështjesh që lidhen me iniciativat dhe projektet e përbashkëta për Komunën e Bujanocit dhe mbarë Luginën e Preshevës.
Kryetari Pajaziti falënderoi ambasadorin Canaj për angazhimin dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të rajonit dhe të shqiptarëve të Luginës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në funksion të së mirës së përbashkët të komunitetit.
Pajaziti nënshkruan librin e zisë për Fatos Nanon
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, u shkrua në librin e zisë të hapur në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit Fatos Nano.
Në emër të Komunës së Bujanocit, ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nano, popullin dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë.
“Fatos Nano do të kujtohet si një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare, që dha kontribut të veçantë në proceset e hapjes, zhvillimit dhe demokratizimit të vendit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të,” – u shpreh Pajaziti.
COMMENTS