HomeUncategorized

Partitë opozitare numërojnë ditët e pushtetit: Për 100 ditë s’keni bërë agjë

Në 100 ditëshin e themelimit të institucioneve të reja lokale në Bujanoc kanë reaguar partitë opozitare duke hedhur kritika në adresë të shumicës.

Afër 7000 të infektuar për një ditë në Serbi
Përfundojnë procedurat e ndihmave të njëhershme nga KKSH, nesër caktohet shuma
Mustafa takon kryeministrin Kurti

Në 100 ditëshin e themelimit të institucioneve të reja lokale në Bujanoc kanë reaguar partitë opozitare duke hedhur kritika në adresë të shumicës.

I pari ka qenë kryetari i degës së PVD-së, Ragmi Mustafi, duke akuzuar pushtetin për ngecje në shumë sfera por edhe në raport me përbërjen e tij duke aluduar në partitë serbe.

Pas Mustafit ka reaguar edhe kreu i LPD-së, Shqiprim Musliu.

Në vazhdim ju sjellim deklaratat e të dyve.

Postimi i Mustafit:

100 ditë të pushtetit në Bujanoc, 100 ditë tradhti!?

Në shënimin e 100 ditëve të para të këtij pushteti komunal, pushtetarët luajnë “llopt”, e si duket nuk deklarohen për “të arriturat/dështimi” ose nga inkomptenca ose nga arroganca. Por, qytetarët e Bujanocit kanë parë vetëm zhgënjim, indiferencë dhe një qasje të njëanshme që ka lënë anash nevojat dhe interesat e përbashkëta duke u fokusuar në interesat klaneve dhe grupeve shpërdoruese.

100 ditë dreka e darka në Vranjë, larg qytetit dhe larg premtimeve për një qeverisje të përgjegjshme dhe transparente për qytetarët. Kjo qasje e distancuar është simboli i një pushteti që ka zgjedhur të vendosë interesat personale mbi ato publike.

100 ditë kryetari i parë që bëri bashkë të gjithë serbët, duke krijuar një bashkim të njëanshëm që ka përjashtuar interesat e komunitetit shqiptar dhe duke thelluar ndarjet brenda qytetit. Hapa prapa në përpjekjet për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

100 ditë stagnim dhe moszhvillim ekonomik – Në vend të strategjive për rritjen e mundësive ekonomike dhe mbështetjes për bizneset lokale, qyteti është përballur me mungesë të plotë të përkushtimit për zhvillimin. Në një kohë kur çdo mundësi për përparim është e rëndësishme, mungesa e veprimit është mungesë vizioni ndaj qytetarëve.

100 ditë zhgënjim, 100 ditë kundër bujqësisë dhe organizatave joqeveritare – Në vend që të mbështeteshin sektorë të rëndësishëm për ekonominë dhe zhvillimin social të qytetit, rebalansi i buxhetit ka lënë në harresë bujqësinë dhe organizatat civile, duke dëmtuar drejtpërdrejt komunitetin.

100 ditë më shumë bërllogu dhe një qytet në harresë – Pastrimi dhe mirëmbajtja e qytetit kanë mbetur në vendnumëro, duke e kthyer qytetin në gjendje të papranueshme që simbolizon pushtet që nuk kujdeset për ambientin, e anën tjetër shpallet situatë emërgjente sa për të mbush faqet e portaleve me lajme.

100 ditë nepotizëm, familjarizëm dhe punësime të bazuara në lidhje personale – Pushtet që vendos interesat familjare mbi kompetencën, duke preferuar të punësojë të afërmit e funksionarëve dhe të përjashtojë individët e aftë që mund të sjellin ndryshim. Qasje për të krijuar vetëm një elitë të privilegjuar që nuk është e interesuar për përparimin e komunitetit.

100 ditë paaftësi dhe mungesë kompetence – Vendime të marra pa planifikim, me qasje të papërgjegjshme që lë në hije nevojat reale të qytetarëve, duke treguar mungesën e përgatitjes dhe profesionalizmit në menaxhimin e burimeve, thjeshtë të pa dishëm.

100 ditë gënjeshtre dhe shpifje – Propagandë e zbrazët për të mbuluar dështimet dhe për të hequr vëmendjen nga problemet reale. Në vend të transparencës dhe llogaridhënies, kemi parë një klimë të mbushur me shpifje dhe lajme të rreme.

100 ditë tradhti dhe izolim – Kjo qasje jo vetëm që ka tradhtuar besimin e qytetarëve, por ka çuar edhe në një izolim të qartë të qytetit nga përpjekjet për zhvillim dhe përparim. Një pushtet që nuk arrin të përfshijë të gjithë qytetarët, është pushtet që e largon Bujanocin nga perspektiva e një të ardhmeje më të mirë e migracioni nuk po ndalet.

Në përfundim, këto 100 ditë të izolimit dhe tradhtisë janë një pasqyrë e trishtuar e një qeverisjeje që ka kthyer fundshpinën ndaj qytetarëve të saj. Në vend që të punojë për interesin publik, pushteti ka zgjedhur të përfitojë për veten dhe për një grup të ngushtë. Qytetarët e Bujanocit meritojnë më shumë; meritojnë qeverisje që i përfshin të gjithë dhe që punon me përkushtim për përmirësimin e jetës së tyre.

Në kafe në Tërnoc, ku ula për të pirë një kafe këtë fundjavë, dëgjova një bisedë te tavolina pranë. Një burrë pyeste: “Si është e mundur që të gjitha gratë e funksionarëve janë punësuar?” Tjetri ia kthen: “Epo, në Bujanoc kemi zbuluar formulën e suksesit: mjafton të martohesh me njeriun e duhur!”

Postimi i Musliut:

100 ditëshi i famshëm i qeverisjes “multietnike” në Bujanoc, po shpërfaqë vullnetin e pushtetarëve e po nëpërkëmbë vullnetin e qytetarëve të Komunës së Bujanocit.

Për dallim nga 17 korriku i vitit 2020, marrëveshja politike për një koalicion qeverisës për Komunën e Bujanocit, kumbar të saj kishte faktorin mbarëkombëtarë, 18 korriku i 2024 shpërfaqi momentin më kritik të politikbërjes në Komunë të Bujanocit. Këtë herë kumbarë i marrëveshjes u bë kordinatori i SNS-sit për Jugun e Serbisë. E për dallim nga 2020-ta që marrëveshja u bë publike, në 2024-tën përpos nënshkrimeve e parullës “Živela Srbija“, asgjë nuk bënë publike.

Sot kur po bëhen 100 ditë, nga ajo ditë e tmerrshme, qytetarët shqiptar janë të nënpërfaqësuar në organet vendimmarrëse e të nënshtruar.

Pushtetarët shqiptar të Komunës, u detyruan të largojnë të gjitha subvencionet për qytetarët, e të punësojnë familjarët e pushtetarëve, duke anashkaluar qytetarët meritorë, vetëm për të zgjatur krizën mes partnerëve.

E në vend që të mirren me zhvillim, ata përpos pamjeve të “bukura” në takime kryesishtë me pushtetarët serb, asgjë konkrete nuk po bëjnë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë në Komunë të Bujanocit.

Por fundin se kanë larg, drita në fund të tunelit ka dalë në horizont!

COMMENTS