Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një postimi publik, ka pranuar se një nga kriteret në thirrjet e fundit të KKSH-

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një postimi publik, ka pranuar se një nga kriteret në thirrjet e fundit të KKSH-së për ndarje të fondeve përfaqëson “një lëshim” dhe “gabim në formulim”.
Në postimin e tij, Lutfiu shkruan:
“Një nga kriteret e përcaktuara në thirrjet e shpallura nga KKSH është që përfitues nuk mund të jenë ata që kanë përfituar në konkurset e shpallura në Kosovë. Mendoj se ky është një gabim – një lëshim. Pjesë e këtij gabimi e konsideroj edhe veten, për shkak të mosreflektimit në momentin kur janë votuar kriteret. Për këtë arsye, kërkoj falje.
Në gjendjen aktuale, sipas këtij kriteri, ndodh që nga KKSH mund të përfitojnë ata që kanë përfituar fonde nga Serbia, por jo ata që kanë përfituar nga Kosova. Kjo është e gabuar. Nëse ky gabim nuk mund të përmirësohet, do të angazhohem që të mos përsëritet më.”
Ky qëndrim nga Lutfiu mund të hap diskutim mbi barazinë në konkurim dhe mundësinë e diskriminimit të tërthortë në thirrjet publike të institucioneve.
Sipas interpretimit juridik dhe administrativ, një kriter që përjashton përfituesit nga fondet e Kosovës, ndërkohë që nuk kufizon ata që kanë përfituar nga fondet e Serbisë, mund të përbëjë shkelje të parimit të konkurrencës së barabartë dhe të mosdiskriminimit.
COMMENTS