HomeNë fokus

Shqipëria dhe Kosova me agjenda të përbashkëta edhe nga Beogradi

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj dhe homologu i tij kosovar, Jetish Jashari, gjashtë një takimi kanë bërë rezyme të

Salihi godet Arifin: Me siguri ka mundi, duhet ta përmbush zotimin për përfshirjen në koalicion të atyre….
Reagon Arifi: Besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së
Arrijnë librat nga Shqipëria për bibliotekën dhe shkollat e Bujanocitt

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj dhe homologu i tij kosovar, Jetish Jashari, gjashtë një takimi kanë bërë rezyme të vitit 2025, ndërsa janë dakorduar që agjendat e përbashkëta të ndiqen edhe në 2026-en.

“Takim e bisedime tejet produktive me mikun, njëherazi Ambasadorin, Z. Jetish Jashari, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Shtetit të Kosovës në Serbi. E falenderova për bashkëpunimin e koordinimin e agendave të përbashkëta për gjithë Vitin 2025, si dhe harmonizimin e dialogut të ndërsjelltë”, thuhet në njoftimin e nikoqirit të takimit, diplomatit Canaj, të cilin e ka publikuar Ambasada e Shqipërisë.

” U dakortësuam për intensifikimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi për Vitin 2026, duke ndjekur me përparësi situatat rajonale, problematikat në Ballkanin Perëndimor e gjeopolitikën ndërkombëtare”, përfundon njoftimi.

COMMENTS