HomeKronikë

Plaçkitje dhe të shtëna me armë në Breznicë të Bujanocit

Grabitës të armatosur dhe të maskuar kanë sulmuar të dielën (më 22 maj) një kazino në fshatin Breznicë të Bujanocit  me ç’rast kanë plaçkitur 400.

Donacion për Bujanocin nga Ministria e Ambientit
APN: Kuvendi komunal Preshevë me votën e SPS-it aprovoi dy buxhetet paralele të vitit 2022
Bujanoci për një ditë nga nga dy ministri 21.666.000 dinarë

Grabitës të armatosur dhe të maskuar kanë sulmuar të dielën (më 22 maj) një kazino në fshatin Breznicë të Bujanocit  me ç’rast kanë plaçkitur 400.000 dinarë.

Gjatë grabitjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, por nuk ka pasur të lënduar, kanë konfirmuar për „Bujanovaçke“ në Prokurorinë Themelore Publike të Vranjës, transmeton FOLonline.

Grabitja u raportua nga menaxheri i kazinosë.

Me urdhër të Zëvendës Prokurorit nga Bujanoci  ëhstë kryer hetimi në vendngjarje dhe është konstatuar se tre persona të maskuar me kapela dhe  të armatosur janë futur  në hyrjen kryesore të kazinosë.

Gjatë grabitjes në lokal ka pasur të shtëna me armë.

Pas hetimeve, prokuroria konstatoi se në ngjarjet e përmendura kishte elemente të veprës penale të grabitjes, ndërsa ndaj personave të paidentifikuar është ngritur kallëzim penal.

U urdhërua të grumbullohen informacione nga punëtorët dhe mysafirët e lokalit si dhe  të merren xhirimet nga kamerat e sigurisë.

 

 

COMMENTS