HomeAktuale

Aplikimi për kompenzimin e dëmeve nga vërshimet fillon qysh nesër

Pas vërshimeve të djeshme në komunë të Bujanocit, dalëngadal gjendja në terren po stabilizohet. Niveli i lumenjve është në rënie e sipër ndërsa

Haziri pret Arifin
Zjarr tek deponia në Preshevë, ftohet SHPSJ
“𝐄𝐋𝐈” 𝐬𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐬𝐨𝐭 𝐦𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧ë për fëmijët 𝐞 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐧𝐨𝐜𝐢𝐭

Pas vërshimeve të djeshme në komunë të Bujanocit, dalëngadal gjendja në terren po stabilizohet.

Niveli i lumenjve është në rënie e sipër ndërsa edhe uji ka nisur të largohet edhe nga sipërfaqet.

Mëgjithatë, përmbytjet kanë lënë dëme të mëdha në amvisëritë shtëpiake, bizneset dhe tokat bujqësore, raporton FOLonline.

Për këtë qëllim sot është takuar edhe Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme.

Nën kryesimin e zv/ kryetarit të komunës, Shqiprim Musliu, ky organ ka vendosur të shpall situatën e jashtëzakonshme në tërë territorin e komunës.

Poashtu, është vendosur të ndihmohen të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga vërshimet.

Afati për aplikime fillon nga dita e nesërme, 13 janar, dhe zgjat për 30 ditë.

Fillimisht, aplikantët duhet të marrin formularët tek Shtabi dhe t’i mbushin ato.

Se në çfarë vlere dhe cilat dëme do të kompenzohen do të dihet ditëve në vijim.

COMMENTS