HomeShoqëri

Tërrnocasi Adem Hasani ndihmon popullin e Ukrainës

Adem Hasani nga Tërrnoci i cili që nga paslufta vepron në Kosovë, sot ka dhuruar një donacion për popullin e Ukrainës, vlera e të cilit kalon shif

Gent Cakaj vizitë treditore në Luginë
NËSE KY NJERI NUK DO EKZISTONTE, DO DUHEJ SHPIKUR
PVD organizon zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet

Adem Hasani nga Tërrnoci i cili që nga paslufta vepron në Kosovë, sot ka dhuruar një donacion për popullin e Ukrainës, vlera e të cilit kalon shifrat e 71.000 euro.

Donacioni përbëhet nga pajisjet medicinale të cilat shërbejnë kryesisht për kirurgji.

Për në shtetin e Ukrainës pajisjet në fjalë do të nisen bashkë me kontingjentin e ndihmave nga Kosova të cilat po i grumbullon KFOR-i.

Ndryshe, vet veprimtaria e Adem Hasanit që prej vitit 1999 përkon me farmacinë.

Ai është pronar i dy barnatoreve në Prishtinë, “Dreni Pharm” si dhe një depoje nga e cila bënë furnizime me medikamente dhe pajisje tjera shëndetësore anembanë Kosovës.

Vet Hasani thotë se nuk do të ndalet me kaq.

Duke parë nevojat e popullit ukrainas ai e ka në plan që pas një kohe të dërgoj edhe një donacion tjetër.

 

COMMENTS