HomeNë fokus

Takime me senatorë

Ka vazhduar vizita nê SHBA e delegacionit tê përfaqësuesve të shqiptarëve nga Lugina. Në agjendë sot ishin takimet me senatorë. Kryetari në

Qeveria e Kosovës financon librat për nxënësit e Luginës
Lutfiu: Përkundër kërkesës, kryeshefi i policisë lokale nuk don takim me mua
Drejtuesit e Federatës Pan-shqiptare “Vatra” nga SHBA, vizitë në Medvegjë

Ka vazhduar vizita nê SHBA e delegacionit tê përfaqësuesve të shqiptarëve nga Lugina.

Në agjendë sot ishin takimet me senatorë.

Kryetari në detyrë i KKSH, Ragmi Mustafi, ka shprehur pikëpamjet e tij nga takimet.

Postimi i Mustafit:

PËR HERË TË PARË BRIFING PËR LUGINËN NË SENAT DHE KONGRES TË SHBA-së

Dy ditë që shkruajnë historinë e mbështetjes së shqiptarëve të Luginës nga SHBA.

Dje briefing i organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni Ernst dhe Senatorit Gary Peters, bashkekryesues të Grupit për Çështjen Shqiptare në Senat. Si dhe sot brifing Kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes, bashkëkryesuesë të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve.

Çështja e Luginës jo vetëm në axhenden e Capitol Hillit, por edhe me veprime konkrete politike në kuadër të zhvillimeve të fundit rajonale. Pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të merë formën e trajtimit në kontekst të barazisë e lirive individuale e kolektive si pjesë e standardeve unike dhe simetrike për implementim.

Në 31 vjetorin e Referendumit, shqiptarët e Luginës janë shumë më afër SHBA-ve e me SHBA-të për realizimin e aspiratave politike.

Falënderim të përzemërt për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Falënderim të veçantë për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti.

COMMENTS