Drejtuesit e pushtetit lokal të komunës së Preshevës kanë takuar në Beograd ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Boçka. Njoftim i komun
Drejtuesit e pushtetit lokal të komunës së Preshevës kanë takuar në Beograd ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Boçka.
Njoftim i komunës së Preshevës:
🤝🏻🇦🇱Në koordinim me Republikën e Shqipërisë, në përballjen me diskriminimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Takim konstruktiv e i dobishëm në mes të Kryetarit të Komunës, me bashkëpunëtor dhe ambasadorit z.Ilir Boçka, në Beograd.
Fokus i diskutimeve ishte angazhimi konkret drejt zgjidhjes së pasivizimit sistematik të adresave dhe problemet e tjera që ndërlidhen direkt me përmirësimin e gjendjes për të drejtat elementare.
Po ashtu u dakordua, se objektivat e përbashkëta për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm rajonal janë domosdoshmëri në vazhdimësi dhe se, për këtë po punohet.
Angazhimi i shtetit amë, në proceset e rëndësishme të Luginës së Preshevës, mbetet projekti më me rëndësi për problemet që duan zgjidhje pa vonesa.
🙏🏼Mirënjohje e thellë për gatishmërinë, për t’i qëndruar pranë preokupimeve të shqiptarëve të Luginës.
COMMENTS