HomePolitikë

Pajaziti promovon prurje të reja në parti

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka vijuar të promovojë figura të reja në subjektin e tij politik. Së fundmi, ai ka postuar një fo

Edhe shtatë rrugë të asfaltuara në Lluçan dhe dy në Dobrosin
Zvogëlohen të ardhurat e anëtarëve të Këshillit Komunal në Preshevë
Tetë persona të arrestuar dhe 333 kilogram drogë të sekuestruara

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka vijuar të promovojë figura të reja në subjektin e tij politik.

Së fundmi, ai ka postuar një fotografi me sekretarin e Sh. F. „M.Kadriu“ në Tërnoc, Diamant Iseni, duke i’a bashkangjitur këtë postim:

Kur radhës së bashkëpunëtorëve i shtohet një kuadër si Diamant Iseni, është kënaqësi dhe nder i veçant.

Diamant Iseni është master i shkencave juridike dhe ka pervojë punë në disa institucione, ndersa për momentin e kryne punën e Sekretarit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Ternoc, por mbi të gjitha është një djalë i edukuar dhe frymëzuar për ta dashur dhe për të kontribuar për vendlindjen.
Me këtë personalitet na bashkoi nevoja për Ndryshime që ky vend ka nevojë më shumë se kurrë më herët.

Jemi të bindur se shumë të rinjë dhe të reja do të ndjekin rrugën e Diamantit në mënyrë që një ditë të vendosin vet për të ardhmen e tyre.

Na priftë e mbara.

COMMENTS