HomeNë fokus

Kuvendi i Elektorëve për zgjedhjet në KKSH më 7 maj, ora 10:00 (dokument)

Ministria për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror ka publikuar ftesën dërguar elektorëve të certifikuar për Kuvendin i cili do të

Ambasadori i OSBE: Tërrnocasit duhet të dalin në rivotim që shqiptarët të kenë deputetin e tyre
“Dosja-Zgjedhjet në Tërrnoc”: Gjykata mund të vendos deri më 21.05, ora 9:55 ( dokument)
Fillim i “nxehtë” i fushatës: Përplasen Mustafi dhe Pajaziti

Ministria për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror ka publikuar ftesën dërguar elektorëve të certifikuar për Kuvendin i cili do të zgjedh përbërjen e re 15 anëtarëshe të Këshillit Kombëtar Shqiptar, shkruan FOLonline.

Në ftesën publike e cila poashtu ka filluar t’i shpërndahet përmes postës edhe elektorëve thuhet se Kuvendi zgjedhor do të mbahet më 7 maj, me fillim prej orës 10:00.

Gjithashtu potencohet se elektorët duhet të paraqiten së paku dy orë më herët dhe të kenë me vete letërnjoftimin ose ndonjë mjet tjetër identiteti.

Si lokacion i Kuvendit zgjedhor është caktuar salla e sportit „Rinia „ në Bujanoc.

Poashtu nga ministria iu është tërhequr vërejtja elektorëve se nëse dalin nga salla më nuk mund të kthehen në të dhe se e humbin të drejtën e pjesëmarrjes në Kuvend.

Kujtojmë se për zgjedhjet e KKSH-së, MDNJPDSH ka certifikuar 523 elektorë.

 

COMMENTS