HomePolitikë

Rexhepi refuzon takimin me Demo Berishën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se ka refuzuar ftesën e Trupit Koordinues për të marrë pjesë në një

Ngritet aktakuzë për korrupsion kundër kryetares së komunës së Preshevës – Ardita Sinani
Qeveria e re në Serbi, reagime në Luginë ndaj propozimit për Demo Berishën
Bujanoci nikoqir i takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se ka refuzuar ftesën e Trupit Koordinues për të marrë pjesë në një takim me ministrin Demo Berisha, duke theksuar se vendimi i tij nuk është refuzim i dialogut, por i, siç e quan ai, “hipokrizisë”.

Sipas Rexhepit, nuk mund të zhvillohet dialog me përfaqësues që, sipas tij, nga njëra anë ftojnë për bisedime, ndërsa nga ana tjetër bllokojnë fondet për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe pengojnë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ai ka renditur edhe pasojat që, sipas tij, po shkakton bllokimi i fondeve, duke theksuar se rreth 800 studentë rrezikojnë të mbesin pa bursa, mbi 3.650 nxënës pa libra shkollorë, rreth 100 të diplomuar pa mundësi për praktikë profesionale, afro 100 fëmijë pa njërin ose të dy prindërit pa mbështetje financiare, 139 organizata dhe mijëra qytetarë pa përkrahje për programet e tyre, si dhe 957 bujq pa mbështetje financiare.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për fotografi protokollare e fjalë boshe. Kanë nevojë për të drejta, barazi dhe zbatim të marrëveshjeve që vetë shteti i Serbisë i ka nënshkruar”, ka deklaruar Rexhepi.

Në fund, kryetari i KKSH-së ka theksuar se dialogu do të ketë kuptim vetëm atëherë kur të zhbllokohen fondet për Luginën e Preshevës, të ndalet pengimi i institucioneve shqiptare dhe të fillojë zbatimi i obligimeve që shteti i Serbisë ka ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

COMMENTS