Kryetari i APN-së opozitare në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kritikuar pushtetin lokal ndaj politikave të aftësimit profesional. Ai ka thënë se d
Kryetari i APN-së opozitare në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kritikuar pushtetin lokal ndaj politikave të aftësimit profesional.
Ai ka thënë se disa militantë të partive qeverisëse „mbajnë“ praktikë nga 3-4 herë ndërsa as që e dinë vendin e punës.
„Kryesore me i marrë nga 30.000 dinarë“, ka thënë ndër të tjera Pajaziti.
Postimi i tij:
Këto ditë, nga pushteti lokal në Bujanoc, lajm ka qenë angazhimi i disa të rinjëve në të ashtuquajturën “Aftësimi Profesional”
Kjo praktikë po zbatohet tash e disa vite, ata që përfitojnë nga kjo kontratë janë kryesisht militantë apo familjarë të anëtarëve të partive në pushtet.
Një numër i madh i tyre as që e kanë idenë se ku e kanë vendin e “aftësimit profesional”, disa të tjerë këtë praktike e mbajnë për të disatën herë, disa e mbajnë praktikën edhe pasi i kanë kaluar nga 3-4 vite punë. Për krejt këtë situatë ata nuk e kanë asnjë faj, kush do t’i refuzonte 30.000 dinarë sot?!
Fakti që pushteti në ikje nuk i publikon emrat, por vetëm një fotografi me disa prej tyre në byronë e byrokratit, dëshmon për mallverzime dhe përdorim të tyre për qëllime elektorale.
Rininë nuk duhet ta shihni si numër, por si resurs që duhet ruajtur, përkrahur e zhvilluar!
COMMENTS