HomeAktuale

Kamberi: Bujanoci pa siguri: shteti që sheh gjithçka, përveç krimit

Lidhur me grabitjen e armatosur në Tërnoc ka reaguar deputeti popullor Shaip Kamberi: Reagimi i tij: Bujanoci pa siguri: shteti që sheh gjit

Rishikohet buxheti për vitin 2021
Fjala e redaktorit : Kur mendojnë se po mbesin nën hijen e shefit
Vdes Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Kordinues për PBM

Lidhur me grabitjen e armatosur në Tërnoc ka reaguar deputeti popullor Shaip Kamberi:

Reagimi i tij:

Bujanoci pa siguri: shteti që sheh gjithçka, përveç krimit

Dy grabitje të rënda brenda gjashtë muajsh, asnjë autor i zbuluar, ndërkohë që institucionet merren me thashetheme politike dhe jo me mbrojtjen e qytetarëve.

Në më pak se gjashtë muaj, Bujanoci është tronditur nga dy grabitje të rënda.

Rasti i fundit ndodhi në hyrje të Tërnocit, të martën më 21 prill, në mes të rrugës, në ora 8 të mëngjesit, me armë të gjata dhe maska në fytyrë.

Një skenë e rëndë, e ndodhur para syve të qytetarëve.

Madje edhe në prani të një fëmije.

Dhe megjithatë, reagimi institucional mbetet i njëjtë: një njoftim i thatë për nisjen e procedurës penale, me gjasë ndaj “kryesve të panjohur”, dhe më pas heshtje.

Asnjë autor.

Asnjë përgjegjësi.

Asnjë shpjegim.

Ky nuk është më një dështim i izoluar. Është një model i përsëritur i mosveprimit.

Në të njëjtën kohë, qyteti ka qenë dëshmitar edhe i akteve të tjera shqetësuese: afishe me mesazhe të hapura urrejtjeje si “vdekje shqiptarëve”, si dhe mbishkrime që glorifikojnë kriminelë të dënuar lufte në qendër të qytetit.

Edhe këto raste kanë mbetur pa autorë, pa përgjegjësi dhe pa një përgjigje serioze nga organet e rendit.

Por ironia është e qartë dhe e hidhur. Sepse të njëjtat organe të rendit që nuk arrijnë të identifikojnë grabitës të armatosur në mes të ditës, duket se kanë një efikasitet të jashtëzakonshëm për çështje që nuk lidhen fare me sigurinë publike.

Ato dinë se kush me kë pi kafe, kush me kë ka përplasje politike, kush aspiron të bëhet kryetar dhe si ndërtohen pazaret e pushtetit.

Pra, për politikën ka informacione të detajuara.

Për krimin ka errësirë të plotë.

Ky kontrast nuk është vetëm shqetësues. Është alarmant.

Sepse ndërkohë që opinioni publik shpërqendrohet me dialogje virtuale për “zgjidhjen e krizës energjetike”, në terren ndodhin grabitje që ngjajnë me skenarë të mafies klasike, si ato të familjeve kriminale Gambino, Bonanno, Lucchese e Genovese, vetëm se këtë herë, ato nuk ndodhin në rrugët e New Yorkut apo Chicagos në vitet ,30-ta, por në rrugët e Bujanocit, përpara syve të qytetarëve të tij.

Në këtë situatë, heshtja institucionale nuk mund të interpretohet më si mungesë informacioni. Sepse informacion ka me tepri atje ku nuk është punë e organeve të sigurisë, ndërkohë që ka mungesë totale për përgatitjen e krimeve të këtilla.

Ajo ngjan gjithnjë e më shumë me një formë të rrezikshme indiference, ose diçka edhe më të rëndë.

Sepse kur shteti dështon të garantojë sigurinë bazë, dhe nuk jep llogari për këtë dështim, atëherë nuk është vetëm rendi publik që vihet në pikëpyetje. Është vetë funksioni i shtetit që fillon të shembet. Shtetit që në vend të luftojë krimin lufton kundërshtarët politik. Në vend të sigurisë qytetare bën “gjahun e shtrigave”.

Apo ndoshta po pritet që dikush të vritet në këto “spektakle” grabitjeje për të pasur rezultate në kapjen e kriminelëve.

Kushedi?

COMMENTS