HomeShoqëri

Kolegji Universum 30 bursa për studentët nga Presheva dhe Bujanoci

Drejtuesit e Kolegjit Universum kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit për bashkëpunim i c

KKSH u dërgon vërejtje drejtorëve të shkollave shqipe lidhur me lëndët joamtare (dokument)
Serwer: Reciprociteti duhet të jetë rregull
Kamberi e Musliu takojnë Ali Ahmetin

Drejtuesit e Kolegjit Universum kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit për bashkëpunim i cili nënkupton edhe një sasi prej 30 bursave, nga 15 për secilën komunë, për studentët bechelor dhe master.

Poashtu parashihet edhe mundësia për bursat edhe për studentët të cilët mund të studiojnë në Universitetin shtetëror të Arizonës, shkruan FOLonline.

Postimi i kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi:

Memorandum Bashkëpunimi me UNI- Universum International College dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës 🇺🇸 🇽🇰

Sot në Preshevë pata kënaqësinë të mirëpres z. Suat Berisha, Kryetar i Bordit të Kolegjit Universum, me të cilin nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Preshevës dhe Kolegjit Universum.

Në kuadër të këtij Memorandum Bashkëpunimi, 15 studentë nga Presheva do të kenë mundësinë të vazhdojnë studimet bachelor dhe master me bursë të plotë në Kolegjin Universum.

Kolegji Universum dhe Komuna e Preshevës do të mundësojnë ofrimin e bursave për studime në Kolegjin Universum, në Universitetin Shtetëror të Arizonës, do të koordinojnë nisma të ndryshme të shkëmbimit të studentëve dhe do të bashkëpunojnë në aktivitete kulturore dhe sportive.

Gjithashtu, do të bashkëpunojmë në përpilimin e projekteve hulumtuese për zhvillim të qëndrueshëm të komunës.

Postimi i faqes zyrtare të Bujanocit:

KOMUNA E BUJANOCIT NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME UNI – UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE DHE UNIVERZITETIN SHTETËROR TË ARIZONËS

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka mirëpritur kryetarin e Bordit të Kolegjit Universum z. Suat Berisha, me të cilin ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi mes komunës së Bujanocit dhe Kolegjit Universum.

Ky Memoradum parasheh mundësinë që 15 studentë nga komuna jonë të studiojnë në Kolegjin Universum në studimet bachelor dhe master me bursë të plotë. Përveç Kolegjit Universum, bursat ofrohen edhe për studime në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Pas takimit me kryetarin Arifi, kryetari i Bordit të Kolegjit Universum, i shoqëruar nga kryeshefi i drejtoratit për arsim Fejzi Beqiri kanë zhvilluar takim me drejtorin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” Admir Nazifi, për ta shpalosur programin e këtij Kolegji për ofrimin e bursave për maturantët që shprehin interesimin për t’i vazhduar studimet në këtë kolegj.

COMMENTS