HomePolitikë

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, njëkohësisht shef i Grupit Parlamentar “LB-SDA” i’u është përgjigjur presidentit Aleksandar Vuçiq lidhur me dekl

Si u la pas dore Malësia e Bujanocit?
Hiqet situata emergjente në Bujanoc
“Ditët e Jonuz Musliut”: Realizohet ecja në rrugën Konçul-Dobrosin

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, njëkohësisht shef i Grupit Parlamentar “LB-SDA” i’u është përgjigjur presidentit Aleksandar Vuçiq lidhur me deklaratën e tij se edhe shqiptarët duhet të jenë pjesë e qeverisë.
Kamberi përmes një postimi në Facebook është shprehur se integrimi i shqiptarëve nuk është çështje individësh për ta fshehur pabarazinë shoqërore.
“Z.President, në vend të këtyre politikave të joshjes së individëve me pushtet simbolik, pa asnjë rezultat konkret për të mirën e përgjithshme, zbato angazhimet dhe zotimet e shtetit për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën “, ka shkruar ndër të tjera Kamberi.

Postimi i deputetit Kamberi:

Fatkeqësisht, Presidenti Vuçiq vazhdon politikat e tij të ofrimit të pozitave personale pa pushtet për ta maskuar politikën e tij autoritare.
Sikurse me disa individa nga opozita në Serbi që i ka dhënë pak pushtet personal për t’u dukur demokratik, të njëjtën po do me bërë edhe me shqiptarët.
Ofrimi i karrotave për individa nuk e fsheh gjendjen aktuale.
Problemi nuk është te përfaqësimi simbolik qeveritar, por te pabarazia shoqërore.
Mungesën e demokracisë në Serbi nuk e fsheh me imazh qeveritar.
Mungesën e barazisë në Serbi nuk e fsheh me imazh multietnik dhe multipartiak qeveritar.
Presidenti dhe qeveria e tij po ikin nga përgjegjësitë e tij shtetërore. Z.President mos u fsheh duke tentuar të dukesh demokratik.
Politika e imazhit të rremë nuk e fsheh të vërtetën e Serbisë.
Edhe me gjetur shqiptarë për qeverinë tënde.
Z.President, në vend të këtyre politikave të joshjes së individëve me pushtet simbolik, pa asnjë rezultat konkret për të mirën e përgjithshme, zbato angazhimet dhe zotimet e shtetit për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.
Janë marrëveshje që i ka firmosur shteti serb.
Nëse jeni për shtet, siç thuani çdo ditë.

COMMENTS