HomeNë fokus

Ministrja e pushtetit lokal në Bujanoc, në takim me Pajazitin paralajmëron digjitalizimin e administratës, kuvendit….

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në takim ministren e pushtetit lokal, Jelena Zhariq Kovaçeviq. Pas takimit, Paja

Në çerdhen “Gëzimi ynë” edhe dy paralele në gjuhën shqipe?
Musliu takohet me kryeparlamentarin Konjufca
Salihi rikujton qytetarët dhe bizneset për konkurset aktuale

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në takim ministren e pushtetit lokal, Jelena Zhariq Kovaçeviq.

Pas takimit, Pajaziti tha se ka hasur në mirëkuptim nga ministrja për të mbështetur komunën në shumë aspekte, e sidomos në funksionimin e administratës.

Postimi i Pajazitit:

Ministrja e pushtetit lokal në Bujanoc, në takim me Pajazitin paralajmëron digjitalizimin e administratës, kuvendit….

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në takim ministren e pushtetit lokal, Jelena Zhariq Kovaçeviq.

Pas takimit, Pajaziti tha se ka hasur në mirëkuptim nga ministrja për të mbështetur komunën në shumë aspekte, e sidomos në funksionimin e administratës.

Postimi i Pajazitit:

Me ministren e Pushtetit Lokal, Jelena Zhariq, Kovaqeviq, sot kishim një takim tejet produktiv duke i vënë në pah të gjitha nevojat dhe preokupimet e vetqeverisjes tonë lokale.

Theksuam domosdoshmërinë e realizimit të pikave që përkojnë me inkuadrimin e kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, që janë në kompetenca të kësaj ministrie, e që burojnë nga Dokumentet të cilat i ka aprovuar edhe vet Qeveria në vitin 2013.

Morëm garanca të plota nga ministrja në realizimin e kërkesave tona për freski në Administratën Lokale me kuadro të reja.

Gjithashtu, gjetëm mbështetje edhe në realizimin e projekteve që janë të lidhura ngushtë me efikasitetin e punës së administratës, duke u fokusuar në digjitalizimin e plotë të sajë.

Në aspekt të përfaqësimit dhe legjislacionit do të kemi një përkrahje konkrete në renovimin e tërësishëm të sallës së Kuvëndit Komunal, përfshirë edhe vendosjen e sistemit digjital në tërësi.

Ministrja u zotua se në vitin e ardhshëm projektet që vijnë nga Bujanoci do të kenë prioritet në listën mbështetëse.

Në shoqëri edhe të përfaqësuesve të Trupit Kordinues, me ministren Zhariq Kovaçeviq vizituam edhe Palestrën e Sportit për transformimin e së cilës gjithashtu na u premtua mbështetje.

COMMENTS