Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot një grup gazetarësh të mediave nga Prishtina dhe Beogradi. Postimi i Pajazitit:
Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot një grup gazetarësh të mediave nga Prishtina dhe Beogradi.
Postimi i Pajazitit:
Sot kam mirëpritur një grup gazetarësh nga Kosova dhe Serbia të cilët po realizonin një vizitë studimore për mjedise të caktuara të të dyja vendeve.
Më erdhi mirë që në fokus të tyre ishte Bujanoci, si një komunë që ka specifikat e veta.
Në bashkëbisedim të hapur me gazetarët, të cilët i përkisnin kryesisht mediave qendrore shpalosa sfidat me të cilat ballafaqohet komuna jonë por edhe potencialet zhvillimore që posedon.
Theksova se prezenca e Bujanocit në mediat e Prishtës dhe Beogradit ka një rëndësi të madhe, ndërsa temat që duhet të ndiqen nuk duhet ti përkasin vetëm aspektit negativ por edhe atij pozitiv.
Para së gjithash nënvizova gatishmërinë tonë për të qenë të hapur me mediat dhe gazetarët, pa marrë parasysh se nga ata vijnë.
COMMENTS