Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka takuar sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson. Për takimin, Sinani është s
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka takuar sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson.
Për takimin, Sinani është shprehur përmes Facebookut:
Takimi im me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, z. Edward Ferguson
Sot pata një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, ku diskutuam çështje kyçe që prekin Luginën e Preshevës në përgjithësi e komunën e Preshevës në veçanti.
Theksova shqetësimet për pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë, një praktikë që cenon të drejtat e banorëve të Luginës.
Po ashtu, kërkova përkrahjen e ambasadorit për zbatimin e Planit 7-Pikësh dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë.
Një çështje tjetër e ndjeshme ishte shërbimi i detyrueshëm ushtarak për qytetarët shqiptarë, që sjell pasiguri te të rinjët tanë.
Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e arsimit, duke përfshirë njohjen e diplomave nga Kosova dhe sigurimin e librave shqip për shkollat e mesme.
Ambasadori u njoh edhe me synimin tonë për tërheqjen e investitorëve në Zonën Industriale për krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Ky takim ishte një hap përpara drejt përmirësimit të jetës dhe të drejtave të qytetarëve tanë, dhe pres me padurim forcimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.
COMMENTS