HomeAktuale

Rexhepi pritet nga Ambasadori i Shqipërisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, është pritur sot në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd nga ambasadori, Bardhyl Canaj. Për

Magjia e Vlorës, nga bordi i “Mogila Ship”…
Kurti për Luginën: Kemi vënë standarde nën të cilat nuk mund të shkojë asnjë qeveri
Në rend dite buxheti, raportet e ndërmarrjeve publike…

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, është pritur sot në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd nga ambasadori, Bardhyl Canaj.

Për rrjedhën e takimit Rexhepi ka njoftuar në facebook:

Sot në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, pata nderin të mirëpritem nga Ambasadori, Sh.T. Bardhyl Canaj.

Këshilli Kombëtar Shqiptar partner të përhershëm çdo herë do ta ketë Republikën e Shqipërisë në përgjithësi, e Ambasadën e saj në Beograd në veçanti.

Bashkë me Ambasadorin Canaj u dakorduam që të fillojmë implementimin e shumë projekteve nga fusha e arsimit, kulturës e ruajtjes së identitetit kombëtar për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Tek Ambasadori Canaj gjeta përkrahjen vëllazërore dhe gadishmërinë maksimale për bashkëpunim të ngushtë në interes të shqiptarëve.

COMMENTS