HomePolitikë

EKSKLUZIVE: Serbët në Bujanoc pjesë e koalicionit në muajin prill?!

Muaji prill i këtij viti pritet të shoqërohet me një rikonfigurim të pushtetit lokal në Bujanoc, me një koalicion paszgjedhor në Preshevë dhe me c

Kamberi përmes Mitroviqit sulmon edhe partnerët e koalicionit
“Ditët e Jonuz Musliut”: Realizohet ecja në rrugën Konçul-Dobrosin
Në Ministrinë Kosovare të Drejtësisë nisin praktikën studentët nga Bujanoci

Muaji prill i këtij viti pritet të shoqërohet me një rikonfigurim të pushtetit lokal në Bujanoc, me një koalicion paszgjedhor në Preshevë dhe me ca ndryshime në Medvegjë.

FOLonline nga burime të ndryshme ka arritur të kuptojë se këto çështje gati se janë punë e kryer dhe se vetëm pritet përfundimi i zgjedhjeve në Preshevë, të caktuara për 28 mars, në mënyrë që të vëhen gjërat në vend.

Padyshim se një tretman i veçant, sipas burimeve, do t’i kushtohet komunës së Bujanocit.

Burime diplomatike, me një siguri të plotë i kanë thënë FOLonline se çështja e inkuadrimit të partive serbe në vetëqeverisjen lokale të Bujanocit është e pashmangshme.

Mu për këtë qëllim, në fillim të kësaj pranvere, në Bujanoc pritet të zbarkojnë disa përfaqësues diplomatik të akredituar në Beograd të cilët subjekteve shqiptare do t’ia kumtojnë lajmin se përfshirja e serbëve lokal në koalicion është domosdoshmëri e kohës.

Burimet e mediumit tonë kanë pohuar se Bujanocit i duhet një koalicion multietnik për shkak të regjistrimit të ardhshëm të popullsisë i cili do të organizohet këtë vjeshtë.

„Për ne është me rëndësi vitale që shqiptarët dhe serbët të bashkëpunojnë rreth regjistrimit në mënyrë që rezultatet e tij të mos kontestohen nga ndonjëra palë“, theksojnë burimet diplomatike.

„Andaj, ne e shohim një pushtet të përzier etnikisht në Bujanoc i cili do të jetë i gatshëm të punojë me Entin Republikan të Statistikave“, pohojnë burimet.

Megjithatë, ata nuk kanë precizuar nëse për realizimin e këtij qëllimi do duhej që ndonjëri nga subjektet politike shqiptare të largohet nga koalicioni apo bëhet fjalë për një koalicion të zgjeruar: Koalicioni aktual shqiptarë+ subjektet serbe.

Poashtu, burimet nuk kanë precizuar as faktin nëse në koalicionin e ardhshëm do të përfshihet SNS-i lokal apo partitë e grumbulluara rreth SPS-it.

Ndërkohë, të njejtat burime kanë saktësuar se në Preshevë, menjëherë pas zgjedhjeve, do të insistohet për përfshirjen e partive serbe në koalicionin lokal.

Regjistrimi i popullsisë, sipas burimeve diplomatike, do të jetë shkas që edhe në komunë të Medvegjës të bëhet përfshirja e shqiptarëve në pushtetin lokal.

Këto pohime të burimeve diplomatike për FOLonline janë konfirmuar edhe nga ato brenda qarqeve qeveritare në Beograd.

Një zyrtar i lartë qeveritar ka theksuar se ka një kordinim me përfaqësuesit ndërkombëtar që komunat në jug të Serbisë të bashkëqeverisen nga subjektet shqiptaro-serbe.

Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë në Serbi ishte planifikuar për muajin prill por për shkak të pandemisë me virusin korona është shtyrë për në vjeshtë.

Shqiptarët e Luginës kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011 ndërsa më vonë është bërë një vlerësim i cili është interpretuar në mënyra të ndryshme.

 

COMMENTS