HomeSport

“ Agallarët “ kthehen me tre pikë nga Banja e Vranjës

Formacioni startues Katër ndeshje, katër fitore. 20 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pranuar. Ky është bilansi i KF „ Tërnoci „ në edicionin e r

Pajaziti: Një babagjysh i keq
Fjala e redaktorit: Zgjedhjet në Bujanoc, kush fitoi e kush humbi
Edhe një protestë e shqiptarëve, kësaj here në Medvegjë

Formacioni startues

Katër ndeshje, katër fitore. 20 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pranuar.
Ky është bilansi i KF „ Tërnoci „ në edicionin e ri të Ligës Rajonale në futboll. Dhe me këto shifra ndodhet në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit.
Këtë xhiro, faturën e „ Agallarëve „ e pagoi ekipi „ Minerallac „ nga Banja e Vranjës.

Festa në zhveshtore

Plotë pesë herë vendasit u dashën të nxjerrin topin nga rrjeta e tyre duke mos i ’u bërë ballë sulmeve të parreshtura të tërnocasve të disponuar për lojë.
Në këtë ndeshje, het-trik për Tërnocin shënoi Hasan Bajrami, ndërsa në listën e shënuesve u evidentua edhe Bujamin Xhemaili.
Vendasit e hapën rrjetën me një autogol në portën e tyre.
Në fund, Minerallac- Tërnoci 1:5.
Në javën e ardhshme, Tërnoci në terren të vet pret ekipin e Çelikut.

COMMENTS