HomeAktuale

Komuna e Preshevës vendos për menaxhimin e donacionit nga Kosova

Këshilli Komunal i komunës së Preshevës ka zhvilluar sot seancën e katërt për këtë vit, transmeton Folonline.com. Siç bëhet e ditur përmes faqes zyrt

Arifi për vizitë në KBI-në e Bujanocit
Nga sot, Shqiptarët e Luginës mund të jenë pronarë të pronave në Kosovë
Kanalizimi në një lagje të Letovicës

Këshilli Komunal i komunës së Preshevës ka zhvilluar sot seancën e katërt për këtë vit, transmeton Folonline.com.
Siç bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të komunës, ndër pikat më të rëndësishme të diskutuara, ishte menaxhimi me mjetet në vlerë prej 200.000 euro, donacion i qeverisë së Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i komunës së Preshevës:

Këshilli Komunal mbanë mbledhjen e katërt për këtë vit

I udhëhequr nga Kryetari i Komunës Z. Shqiprim Arifi është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal.
Propozim Vendim mbi miratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar të komunës Preshevë për vitin 2019 dhe Menaxhimi i mjeteve të donacionit COVID 19 nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vlerë prej 200.000,00 euro ishin pikat që u diskutuan dhe pas disa diskutimeve miratohen këto pika.
Gjithashtu janë shqyrtuar dhe miratuar pika të tjera tek pika e fundit Të ndryshmet.

COMMENTS