Rreth orës 14:45, reporteri i FOLonline ka hasur në këto pamje në qendër të qytetit, përball Bankës Komerciale. Pjesë të betonit kanë filluar t
Rreth orës 14:45, reporteri i FOLonline ka hasur në këto pamje në qendër të qytetit, përball Bankës Komerciale.
Pjesë të betonit kanë filluar të bien nga ndërtesa mu në zonën e këmbësorve por për fat të keq hapsira nuk është e shënuar e as e ndaluar për qarkullim.
Siç shihet edhe në pamje, kockat e betonit të madhësive të ndryshme janë duke rënë dhe duke e patur parasysh lartësinë prej nga bien mund të jenë me pasoja fatale për kalimtarët.
Poashtu kjo është njëra nga zonat më të frekuentuara të qytetit kur kihet parasysh pritja e njerëzve nëpër banka por edhe numri i madh i kafiterive që gjinden përeth.
Ndër të tjera, për shkak të motit të mirë nëpër shesh vërehen edhe shumë qytetarë të cilët kanë dal me fëmijët e tyre për shëtitje.
Andaj, kompetentët duhet sa më parë të izolojnë zonën ngase ndërtesa është në gjendje të keqe dhe se pjesë të betonit po bien pandërprerë.
Pamjet nga qendra e qytetit:
https://www.facebook.com/watch/?v=342005577109164
COMMENTS