HomeUncategorized

Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Memorandumi i ASHAS-së- Programi Strategjik Kombëtar (Pjesa 4)

Shkruan: Radoman Iriq Memorandumi i ASHAS-së është vepër e 16 anëtarëve të zgjedhur të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), i hartua

Shqiptarët vetëm me tre këshilltarë
Analiza e redaktorit: Ku fshihen interesat e politikanëve serbë të Bujanocit ?
Takimi Arifi-Aliu: Presim ndryshime pozitive për Luginën

Shkruan: Radoman Iriq

Memorandumi i ASHAS-së është vepër e 16 anëtarëve të zgjedhur të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), i hartuar më 1985 dhe 1986, si një program strategjik i inteligjencës Serbe.

Akademikët: Kosta Mihajlović (kriza ekonomike), Mihajlo Marković (sistemi i vetëqeverisjes) dhe Vasiljie Krestić (pozicioni i serbëve jashtë Serbisë) ishin përgjegjës për kapitujt kryesorë të këtij dokumenti, ndërsa pjesëmarrësit në hartim ishin: Presidenti i SANU Dushan Kanazir dhe anëtarët: Pavle Iviq, Antonije Isakoviq, Millosh Macura, Dejan Medakoviq, Miroslav Pantiq, Nikola Pantiq, Ljubisha Rakiq, Radovan Samarxhiq, Miomir Vukobratoviq, Ivan Maksimoviq, Stojan Celiq dhe Nikola Çobeljiq.

Për shkak të krizës së përgjithshme ekonomike dhe politike në vend dhe decentralizimit që, sipas mendimit të autorëve, çoi Jugosllavinë në shpërbërje, ky dokument filloi nga një kërkesë e përgjithshme dhe parimore për një riorganizim të plotë të shtetit, bazuar në kritikat ndaj Kushtetutës së 1974-ës.

Pjesa e dytë e Memorandumit merret me statusin e Serbisë në lidhje me RSFJ-në, e cila diskriminohet nga rendi i ri kushtetues dhe kompetencat e dhëna nga Kushtetuta për Vojvodinën dhe Kosovën.  Kjo pjesë bazohet në analizën e pozitës së serbëve në Kroaci, dhe veçanërisht në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës.

Autorët e Memorandumit akuzuan Josip Broz Titon për një kthesë të tillë kushtetuese.

Sidoqoftë, para se Memorandumi të paraqitej në publik, pjesë të tij u botuan papritur në Veçernje Novosti të regjimit më 24 dhe 25 Shtator 1986, pas së cilës pati një fushatë të  ashpër nga partia, shteti dhe publiku kundër këtij dokumenti, autorëve të tij dhe SANU-s sepse u karakterizua si shprehje e nacionalizmit serbomadh.

Memorandumi dënoi të gjithë Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë, duke përfshirë Slobodan Millosheviçin (“është nacionalizmi më i zi”) dhe Radovan Karaxhiçin (“Bolshevizmi është i keq, por nacionalizmi është edhe më keq”).

Sidoqoftë, një pjesë e elitës politike serbe shpejt vendosën lidhje të ngushta me këtë grup akademikësh, ranë dakord me pikëpamjet e tyre, dhe shumë shpejt Mihajlo Markoviq u bë nënkryetar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), dhe Dobrica Qosiq u emërua president i Republikës Federale të Jugosllavisë më 1992.

 

Fushë Kosovë 1987: “Askush nuk guxon  t’ju rrahë”

Kryetari i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë (CK SKS), Sllobodan Millosheviq, arriti në Fushë Kosovë më 24 Prill 1987, për herë të dytë në 24 orët e fundit, me Azem Vlasin, Kryetar i Lidhjes së  Komunistëve të Kosovës.  Ai erdhi me ftesë të serbëve lokalë të cilët u ankuan për format gjithnjë e më të pranishme të shtypjes nga fqinjët shqiptarë, dhe veçanërisht nga separatistët shqiptarë.  Ndërsa flisnin në Shtëpinë e Kulturës, disa qindra serbë u përplasën para ndërtesës me një kordon policie i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Kur dëgjoi zhurmën para ndërtesës, Millosheviqi e ndërpreu atë bisedë dhe doli para serbëve në mënyrë që t’i qetësonte.  Në atë turmë, të pranishmit u ankuan me zemërim se policia po i ngacmonte dhe i rrihte, të cilëve Millosheviqi iu përgjigj me një fjali që do të përsëritet shpesh më vonë: “Askush nuk guxon t’ju rrahë!”

Kryetari i Komitetit Qendror të  LK të Serbisë më pas iu drejtua masës së mbledhur nga dritarja e Shtëpisë së Kulturës, ku ata instaluan një mikrofon, dhe mbajti një nga fjalimet më të rëndësishme në karrierën e tij.  Ai u tha atyre se “ata duhet të qëndrojnë atje për shkak të paraardhësve dhe pasardhësve të tyre.

“Ju do të turpëronit paraardhësit tuaj dhe do të zhgënjeni pasardhësit tuaj “.

Vijon….

( Ky shkrim nuk shpreh qëndrimet e redaksisë së FOLonline)

COMMENTS