HomeAktuale

Tërnoci falenderon mërgatën për ndihmat e ofruara

Bashkësia Lokale e Tërnocit ka falenderuar tri shoqatat e mërgimtarëve nga Zvicra për ndihmat e ofruara kohëve të fundit në lidhje me situatën e kriju

Kafenetë deri në ora 14:00
Arifi në promovimin e bizneseve të Luginës në Zvicër
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit

Bashkësia Lokale e Tërnocit ka falenderuar tri shoqatat e mërgimtarëve nga Zvicra për ndihmat e ofruara kohëve të fundit në lidhje me situatën e krijuar gjatë pandemisë COVID-19, shkruan Folonline.com.
Kjo Bashkësi Lokale, përmes profilit të saj në FB, me një letër falenderuese drejtuar kryetarëve të shoqatave: „ LMT, Agimi dhe Jehona „, është treguar mirënjohëse për ndihmën e ofruar gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Poashtu, BL e Tërnocit ka përshëndetur mërgimtarët e këtij vendbanimi edhe në vendet tjera evropiane dhe ato tej Atlantikut.
Për më tepër, në tërësi ju sjellim postimin e BL-së, pa ndërhyrje:

 

Të nderuar kryetar të tri shoqatave nga Zvicra:

Agimi, LMT e Jehona
Bashkatdhetarë dhe mërgatë e dashur e Tërnocit të madh!

Bashkësia lokale e fshatit Tërnoc ju shprehë falënderimet më të sinqerta për kontributin tuaj në këtë situatë të vështir që po kalon komuniteti jonë në Tërnoc, pas situatës së krijuar nga pandemia globale COVID-19, e cila e rëndoi gjendjën ekonomike edhe ashtu të rënduar të disa familjeve të fshatitë tonë.
Nga momenti i formimit të grupit për shërbime vullnetare në rrethana të jashtëzakonshme, Ju treguat gatishmërinë për t’i ndimuar familjet që kishin nevojë për ndihmë në gjëra elementare. Biseda e parë me Ju rezultoi me ofertën e menjëherëshme për ndarjen e një pakoje financiare në shumë prej 3.000,00 (tremijë) euro.
Mirëpo ju nuk u ndalët vetëm me kaq, duke vazhduar aktivitetin tuaj humanitar me hapjen e një llogarie të veçantë bankare për Bashkësinë tonë lokale, me çrast ia dolët mbanë të grumbulloni mjete në shumë prej 11.305,00 CHF, mjete këto që ishin drita në fund të amullisë që kishte pllakosur të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër ishin goditur nga pasojat e pandemisë.
Të dashur bashkëatdhetarë, ne ju jemi përzemërsisht shumë mirënjohës për ndihmën e dërguar, nga secili prej jush e për çdo përfitues. Andaj, në kohën kur bëhej thirrje për distancë mes njëri tjetrit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë, dashuria juaj për vendin e njerëzit tuaj, tejkaloi çdo distance duke qenë afër neshë pa marrë parasyshë nëse ju fizikisht ishit në Zvicër, Amerikë, Britani të Madhe, Belgjikë, Gjermani apo në Kosovë.

Duke shpresuar që një situatë e tillë emergjente të mos na përsëritet më asnjëherë, ne jemi të gatshëm që bashkëpunimin me Ju ta bëjmë edhe më funksional, duke ju ftuar në investimin e kapitalit tuaj në ndërmarrësi private me ç’rast ndihma dhe dobia do të ishin të ndërsjellta. Institucionet lokale janë të gatshme për ofrimin e lehtësirave investuese.

Edhe njëherë Bashkësia lokale Tërnoc prap i fton të gjithë personat që kanë nevojë për lloje të ndryshme të ndihmave të lajmërohen në numrat e telefonit:

Mustaf Alishani (kryetar) +38163454258
Shefket Mustafa (sekretar) +381621349293.
Bashkësia lokale e fshatit Tërnoc.

Sinqerisht i Juaji,

M.Alishani
____________
Kryetarë

COMMENTS