HomeAktuale

KKZ me vendim për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore

Komisioni Komunal zgjedhor më 11.05.2020, ka aprovuar Aktvendimin mbi vazhdimin e veprimeve zgjedhore në procedurën e zbatimit të zgjedhjeve të këshil

Fjala e redaktorit: (Mos)Uniteti i shqiptarëve të Bujanocit
Rexhepi i PVD-së përsëri me vërejtje ndaj partnerit të koalicionit
Përse nuk u vendos dje flamuri kombëtar në Tërnoc?

Komisioni Komunal zgjedhor më 11.05.2020, ka aprovuar Aktvendimin mbi vazhdimin e veprimeve zgjedhore në procedurën e zbatimit të zgjedhjeve të këshilltarëve të KK Bujanoc, të cilat janë shpallur më 4.mars 2020, transmeton Folonline.com, njoftimin e KKZ-së.
Gjithashtu përpos këtij Aktvendimi është aprovuar edhe afati i ri i orareve për kryerjen e veprimeve zgjedhore në procedurën e zbatimit të zgjedhjeve të këshilltarëve të KK Bujanoc, të cilat janë shpallur për 21.qershor 2020.
KKZ ka aprovuar edhe Vendimin mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi ekstraktet për zbatimin e veprimeve zgjedhore në procedurën e zgjedhjes së këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Bujanocit, me ekstraktet e reja për zbatimin e veprimeve zgjedhore.
Siç dihet, bashkë me zgjedhjet lokale, më 21 qershor të këtij zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare.

COMMENTS