HomeShoqëri

„Amaneti“ bëhet gati për nisjen e projektit gjigand, kështu do të duket (video)

Fondacioni Kulturor dhe Humanitar „Amaneti“ është duke i bërë përgatitjet e fundit për nisjen e projektit më madhor të viteve të fundit në Bujanoc

Sinani fton Lajçakun të vizitojë Luginën: Keqardhje që nuk i ka takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi
Arifi në takim me shefin e zyres ndërlidhëse të OSBE-së
MUSTAFA:BARAZIA, DIVERSITETI DHE PËRBALLJA ME TË KALUARËN JANË NEVOJË URGJENTE PËR DEMOKRACINË

Fondacioni Kulturor dhe Humanitar „Amaneti“ është duke i bërë përgatitjet e fundit për nisjen e projektit më madhor të viteve të fundit në Bujanoc e më gjërë.

Të hënën, më 1 gusht, në ditëlindjen e tretë të këtij Fondacioni, do të hapen themelet e një objekti gjigand: Qendrës Kulturore dhe Edukative.

Kryetari i „Amanetit“, Refik Memeti, thekson se bëhet fjalë për një projekt modern të dizajnuar sipas trendeve bashkëkohore dhe si i tillë, jo vetëm që do të jetë më i madhi në regjion, por edhe më i bukuri.

Sipas agjendës së publikuar ditë më parë, manifestimi do të fillojë në ora 17:00, kur edhe bëhet hedhja e gurthemelit  të Qendrës Kulturore dhe Edukative.

Në ora 19:00 , në oborrin e Sh.M. „Sezai Surroi“ do të fiillojë koncerti me ilahi në 4 gjuhë nga grupi i vajzave „Hor Stambolla“ nga Pazari i Ri.

Në të njejtën hapsirë, në ora 20:00, shtrohet darka për 3000 (tre mijë) persona të ftuar.

Sipas kryetarit, Memeti, tashmë shumica e vendeve janë të rezervuara dhe se kjo paraqet një rrespekt për „Amanetin“.

„Meqë edhe qëndrimi i njerëzve tanë nga diaspora është në pikën kulminante, kjo edhe më shumë i jep hijeshi manifestimit“, thotë Memeti.

Gjatë gjithë kohës, mysafirët mund të ndjekin ekspozitën e artistes, Leoneta Abdyli, ndërsa me shumë gjasë agjendën do të begatojë një grup i këngëve dhe valleve nga Shqipëria.

Me këtë rast, Memeti nuk harron t’i falenderojë sponsorët e aktivitetit, shkollën „Sezai Surroi „ për hapsirën e jashtme dhe ndërmarrjen „Tenda Labi Dekor“.

Ndryshe, objekti multifunksional i Qendrës Kulturore Edukative „Amaneti“ do të ndërtohet ndërmjet objektit të komunës dhe shkollës së mesme dhe shtrihet në një sipërfaqe bazike prej 500 metra katrorë ndërsa, sipas lejës së ndërtimit, mund të ngritet deri në katër kate.

Duke folur për dedikimin e kësaj qendreje multifunksionale, kryetari Memeti thekson se në kuadër të objektit do të funskionojë çerdhja për fëmijë me të gjitha elementet përcjellëse, kuzhina popullore për të gjitha nacionalitetet, dy restorante-njëri vetëm për femra, zyret që do të jenë në dispozicion të veprimtarive dhe shoqatave të ndryshme, hapësira për strehim të  rasteve sociale, shkolla për mësimin e Kur’anit, biblioteka, butiku islam, marketi, këndi i lodrave për fëmijë, etj.

Jo vetëm përshkak të afërsisë së qendrës së qytetit, por edhe përshkak të afërsisë me institucionet vitale dhe lidhshmërisë së rrugëve, kjo qender do të jetë e qasshme për çdo moshë, pa marrë parasysh llojin e transportit.

Krejt në fund, drejtuesi i „Amanetit“ falenderon donatorët dhe njerëzit e vullnetit të mirë të cilët janë më meritorët për sendërtimin e kësaj ideje të kahmotshme e cila së shpejti do të bëhet realitet, kurse vet objekti do të jetë në shërbim të gjeneratë pas gjenerate.

https://fb.watch/ez5j9qSXcZ/

COMMENTS