HomeShoqëri

Sonte në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës  

Sonte në ora tre pas mesnate do të fillojë llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të kthehen n

Kush e vjedh ndriçimin publik deri në 500.000 dinarë dënimi
KRYETARI KOMUNËS SË BUJANOCIT NAGIP ARIFI URON 8 MARSIN
Nuk ka ndryshime rreth pushimit dimëror në shkolla

Sonte në ora tre pas mesnate do të fillojë llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa, gjegjësisht koha në ora tre do të llogaritet si ora dy.

Përveç tek ne, llogaritjen dimërore të kohës do ta ndryshojnë edhe pjesa më e madhe e kontinentit evropian, përveç në Islandë, Rusi dhe Bjellorusi.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në muajin tetor dhe zgjatë deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm, kur sërish vjen llogaritja verore e kohës.

Parlamenti Evropian më 4 mars të vitit 2019 votoi për heqjen e ndryshimit sezonal të kohës nga viti 2021. Por Këshilli i BE-së ende nuk ka sjell vendim përfundimtar, ndaj nuk është plotësisht e sigurt se kjo do të jetë ndryshimi i fundit në BE.

Ndryshimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, zbatohet edhe në shumë vende të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë vende të tjera të botës.

Koha nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut e as në vendet e kontinentit afrikan.

COMMENTS