HomeAktuale

Pas vdekjes tragjike të 7 vjeçarit në Konçul reagojnë krerët institucional dhe politik

Pas vdekjes tragjike të 7 vjeçarit nga fshati Konçul, Z.D. i cili në orët e vona të pasditës aksidentalisht ka rënë në lumin Morava, kanë reaguar li

Miratohet rishikimi i buxhetit
Takimi Arifi- Mitroviq: A do të hyjë SNS në koalicion?
Arifi: Kërkova garanca ndërkombëtare për procesin e regjistrimit


Pas vdekjes tragjike të 7 vjeçarit nga fshati Konçul, Z.D. i cili në orët e vona të pasditës aksidentalisht ka rënë në lumin Morava, kanë reaguar liderët institucional dhe politik të Bujanocit, shkruan Folonline.com.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, e ka quajtur të trishtë lajmin mbi vdekjen e të miturit nga fshati Konçul duke u shprehur ngushëllime familjarëve të të djerit.
Kamberi është lutur që raste të tilla mos të përsëriten më.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të APN-së në Bujanoc , Arbër Pajaziti.
„ Lajm tronditës i cili na shqetësoi pa masë. Ngushëllime familjes në Konçul dhe farefisit të gjërë „ , është shprehur Pajaziti.
Ndryshe, siç merret vesh, fëmiu me inicialet Z.D., i moshës 7 vjeç, ka humbur jetën aksidentalisht pas rënies në lumin Morava në afërsi të fshatit ku jetonte.

COMMENTS