HomeShoqëri

Inicohet projekti “Hambari i Luginës”, prezent edhe kryetari Pajaziti

Sot është inicuar projekti “Hambari i Luginës”, një investim i rëndësishëm i iniciuar nga Unioni i Afaristëve “Vizioni”, që synon të nxisë zhvilli

Nesër përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në 9 vendvotime në Bujanoc, liderët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive
APN grumbullon nënshkrime për Parlamentaret, Pajaziti bënë thirrje për përkrahje masive
Sinani takim me drejtorët ku për themelues është komuna

Sot është inicuar projekti “Hambari i Luginës”, një investim i rëndësishëm i iniciuar nga Unioni i Afaristëve “Vizioni”, që synon të nxisë zhvillimin bujqësor dhe ekonomik të komunës dhe të të gjithë rajonit.

Në ceremoninë inauguruese mori pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili e cilësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të bujqësisë lokale.

Sipas Pajazitit, “Hambari i Luginës” do të krijojë kushte më të mira për fermerët, do të ndihmojë në ruajtjen dhe plasmanin e produkteve vendore, si dhe do të hapë mundësi të reja punësimi për banorët e zonës.

Kryetari shprehu falënderim për të gjithë ata që po kontribuojnë në realizimin e këtij investimi me vlerë për Bujanocin dhe Luginën e Preshevës.

COMMENTS