HomeShoqëri

Pasi bie, rikthehet në funksion faqja e KKSH-së

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka njoftuar se gjatë orëve të fundit faqja zyrtare për aplikime kksh-aplikimi.org ka qenë objekt i sulmeve të vazhduesh

Kamberi përkujton Masakrën e Reçakut
Bujanoci bëhet me endokrinolog: Dr. Veton Salihi përfundon specializimin në QKUK
Kamberi: Nuk do të votojmë për Daçiqin, sepse ai bëri thirrje për fshehjen e varrezave masive

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka njoftuar se gjatë orëve të fundit faqja zyrtare për aplikime kksh-aplikimi.org ka qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme kibernetike nga persona me “qëllime dashakeqe dhe mendësi të mbrapshtë”.

Sipas njoftimit të publikuar nga KKSH, si pasojë e këtyre sulmeve disa të rinj kanë hasur vështirësi për t’u futur në platformë dhe për të aplikuar në Programin e Aftësimit Profesional, i cili është iniciativë e këtij institucioni.

“Ju kërkojmë ndjesë për këtë pengesë të përkohshme. Faqja tashmë është rikthyer në funksion të plotë dhe mund të vazhdoni me aplikimet tuaja normalisht”, thuhet në reagim.

Në fund, KKSH thekson se pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do të ndalet për të çuar përpara qëllimin për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë.

COMMENTS