HomeAktuale

Pajaziti: Nuk është pritur vendim ndryshe nga Këshilli Komunal

Kryetati i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Këshillit Komunal për refuzimin e ankesave t

Diplomatët britanezë në Luginë
Nesër përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në 9 vendvotime në Bujanoc, liderët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive
Sinani takim me drejtorët ku për themelues është komuna

Kryetati i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Këshillit Komunal për refuzimin e ankesave të aplikuesve për subvensione.

“Kur kriteri i vetëm i një konkursi është “ky i joni – ky i juvi”, nuk pritej vendim tjetër i Këshillit Komunal nga ai i Komisionit përkatës.

Edhe në këtë konkurs pushteti e tregon fytyrën e vërtetë, se aty është për interesa të ngushta personale e klanore.

Edhe atyre që i ndatë mjete, i nënçmuat. Sepse i premtuat nga 500.000,00 dinarë më së paku, e i ndatë nga 150.000,00. Mos të flasim për ata që i refuzuat, me ta u tallët.
Si nuk ju vjen turp?!

#poshtëregjimi “, ka shkruar Pajaziti në Facebook.

COMMENTS