HomeShoqëri

Edhe shtatë rrugë të asfaltuara në Lluçan dhe dy në Dobrosin

Komuna e Bujanocit ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi edhe i 9 rrugëve lokale, 7 nga të cilat në Lluçan dhe 2 në Dobrosin. Është bërë e dit

Arrestohen përgjegjësit e “Komunalisë”
Kamberi falenderon qytetarët
Drejtuesit e LDK-së takojnë deputetin Kamberi

Komuna e Bujanocit ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi edhe i 9 rrugëve lokale, 7 nga të cilat në Lluçan dhe 2 në Dobrosin.

Është bërë e ditur se së shpejti do të përmbyllen edhe projektet tjera të parapara me këtë vit kalendarik.

Njoftimi i plotë:

PËRFUNDOJNË ASFALTIMET E DISA RRUGËVE LOKALE NË LLUÇAN DHE DOBROSIN

Sot dhe dje kanë përfunduar punimet në asfaltimin e disa rrugëve lokale në fshatrat Lluçan dhe Dobrosin.

Shtatë rrugë lokale në Lluçan dhe dy në Dobrosin kapin vlerën rreth 7 milionë dinarë, dhe punëkryes është kompania “Saba Bellça”.

Punimet në infrastrukturën lokale janë në fazën e përfundimit duke mbetur kështu edhe pak rrugë deri në realizimin e tyre të parapara me buxhetin e këtij viti.

Kujtojmë që, komuna e Bujanocit ka realizuar projekte infrastrukturore pothuajse në të gjitha vendbanimet e komunës, duke mos bërë dallime etnike.

Foto tjera në:

https://www.facebook.com/100063752551689/posts/283614493773634/

 

COMMENTS