Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Vuçiq lidhur me Bujanocin dhe shqiptarët e Lugin
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Vuçiq lidhur me Bujanocin dhe shqiptarët e Luginës në përgjithësi.
Ai ka thënë se presidenti nuk duhet të ( keq ) përdorë serbët lokal për nxitje të polarizimeve ndëretnike, shkruan FOLonline.
Mustafa i ka bërë thirrje presidentit serb të vazhdojë dialogun me përfaqësuesit politik e institucional të Luginës.
Postimi i plotë i kryetarit Mustafa:
PRESIDENTI VUÇIQ PO NXIT TENSIONE NDËRTENIKE DUKE (KEQ)PËRDORUR SERBËT LOKALË PËR INTERESA TË PUSHTETIT TË TIJ NË BEOGRAD
Gjuha kërcënuese e Presidentit Vuçiq ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës është nxitje për polarizim ndëretnik në Bujanoc. Një polarizim që nuk ka ekzistuar edhe në kohërat e luftërave të përgjakshme.
Në vend se të nxis tensione ndëretnike duke (keq)përdorur serbët lokalë për interesa të pushtetit të tij në Beograd, ftojmë Presidentin e Serbisë, si njeriu më i pushtetshëm në vend, që të tregojë gatishmëri për dialog për respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, që është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Natyra diskriminuese institucionale ende vazhdon të bëhet përcaktuese e politikave diskriminuese. Të drejtat nuk dhurohen apo jepen nga shteti, por shteti, është i obliguar të i garantoj ato.
COMMENTS