HomeNë fokus

Rrugica e familjes së dëshmorit në Dobrosin, “hije e zezë “ e koalicionit në Bujanoc

Së fundmi në Dobrosin është asfaltuar një rrugë e cila shpie tek shtëpia e dëshmorit, Daut Sulejmani. Është emëruesi i përbashkët se kjo rrugë

Planifikimi i buxhetit në Preshevë, takim me bujqit dhe bizneset
Deputetët shqiptarë: Shqiptarët nuk janë terroristë; Të ndërtohet spitali në Preshevë
Arifi me mesazh për qytetarët lidhur me buxhetin e ri

Së fundmi në Dobrosin është asfaltuar një rrugë e cila shpie tek shtëpia e dëshmorit, Daut Sulejmani.

Është emëruesi i përbashkët se kjo rrugë ka merituar të asfaltohet kur kihet parasysh kontributi i kësaj familjeje ndërsa në rrjetet sociale përgëzime të shumta janë dhënë për nënën e dëshmorit, znj. Mevilde.

Megjithatë, një hije të zezë kësaj pune infrastrukturore i kanë dhënë drejtuesit e koalicionit lokal në Bujanoc.

Fillimisht, njëri ndër bashkëpunëtorët e kryetarit të komunës Nagip Arifit, Abedin Raqipi, ka postuar një set fotografishë nga kjo rrugë duke shkruar se ky ishte një premtim i cili po realizohet nga kryetari Arifi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zv/kryetarit të komunës, Shqiprim Musliu, i cili duke shkruar se kjo familje për këto 20 vjet ka merituar të paktën diçka të tillë, është shprehur se me propozimin e tij ky projekt është futur në agjendë.

Kryetari i Bashkësisë Lokale në Dobrosin, Reshat Saliu, ka vërtetuar pohimet e Shqiprim Musliut ndërsa ka theksuar se është pritur prerja e shiritit nga komuna por ka pasur nguti se kush po i merr meritat për këtë gjë.

Krejtësisht në fund ka reaguar kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, duke i quajtur veprime turpëruese sjelljet e drejtuesve të koalicionit lokal në Bujanoc.

 

COMMENTS