HomeNë fokus

Arifi takon zyrtarët e OKB-së

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar zyrtarët e OKB-së. Postimi i Arifit: Sot, mirëprita në kabinet, koordinatoren e z

Lutfiu: Ja sferat të cilat do të përfitojnë nga buxheti i Kosovës
Çka ndodhi dje në Komisionin Komunal Zgjedhor të Bujanocit?(dokumente)
Pajaziti: Deponia po digjet, kompetentët në heshtje

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar zyrtarët e OKB-së.

Postimi i Arifit:

Sot, mirëprita në kabinet, koordinatoren e zyrës së UN në Serbi, Fransoaz Žakob dhe përfaqësuesin e lartë të UN për Refugjatët në Serbi, Sufijan Ađali.

Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Preshevë si dhe u adresova sërish shqetësimin për diskriminimin ndëretnik ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, i cili kërkon trajtim nga instancat më të larta, për të gjetur zgjidhjen e duhur për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Serbi.

Poashtu, folëm për projektet që janë jetike për vendin, e që kanë potencial për t’u ndihmuar nga UN. 🤝🏻

COMMENTS