HomeNë fokus

Mustafi: Shqiptarët më të diskriminuar se para një dekade

Kryetari i OP të KKSH-së Ragmi Mustafi, ka qenë pjesmarrës i konferencës së Komisionit kundër racizmit dhe intolerancës në kuadër të Këshillit të

Nê vlerêsimin e kërkesave të bujqëve për mjete nga Kosova do të përfshihen edhe komunat
Kamberi takohet me kryeministrin Rama
Kamberi:Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë

Kryetari i OP të KKSH-së Ragmi Mustafi, ka qenë pjesmarrës i konferencës së Komisionit kundër racizmit dhe intolerancës në kuadër të Këshillit të Evropës të zhvilluar në Beograd.

Mustafi është paraqitur me diskutim në këtë sesion, përmbledhjen e të cilit e ka bërë përmes një njoftimi në Facebook:

📢MË TË DISKRIMINUAR, MË TË PABARABARTË. TË SHTYPUR, MARGJINALIZUAR E DIFERECUAR SE PARA NJË DEKADE

📣Sot paraqita dëshmitë para Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës të Këshillit Evropës për të denoncuar racizmin, ksenofobisë, intolerancën dhe diskriminimit në bazë të origjinës kombëtare/etnike, shtetësise(pasivizimi), fesë e pabarazive të trajtimit të organizatave fetare dhe mungesës së përdorimit të gjuhës shqipe jo vetëm nga institucionet shtetërore por edhe nga vetë komuna e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

👉Shqiptarët janë më të diskriminuar sot, seç ishin një dekadë më parë. Janë më të pabarabartë, më të shtypur, më të margjinalizuar e më të diferencuar se një dekadë më parë vetëm e vetëm se flasin gjuhë tjetër nga shumica e janë shqiptarë.

👉Raportova nga “Spastrimi etnik” me pasivizimin e adresave, për mosnjohjen e diplomave nga Kosova, moslejimin e teksteve shqipe për shkollat e mesme, mos integrimi I shqiptarëve në institucionet publike e deri tek mos lejimi i përdorimit të simboleve kombëtare.👇

Të ftuar ishin edhe bartësit e listave garuese për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Agim Haliti, Enver Memeti dhe Nevzad Lutfiu, por nuk morën pjesë asnjëri.

COMMENTS