HomeShoqëri

Kryetari Pajaziti uron për ardhjen e mërgatës

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti i ka uruar mërgimtarëve rrugëtim të rehatshëm dhe pushime të këndshme për festat e fundvitit. Ur

Pajaziti: Mbështetja e Shqipërisë në arsim, urë e fortë për të ardhmen e Luginës
“Gratë në të zeza” dënojnë gjuhën e urrejtjes nga ministri Vulin
Çfarë morrëm nga javët e fundit: Nga prizmi i Shqiprim Arifit

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti i ka uruar mërgimtarëve rrugëtim të rehatshëm dhe pushime të këndshme për festat e fundvitit.

Urimi i Pajazitit:

 

Në prag të këtij vikendi, ju uroj të gjithëve ditë të mbara në familjet tuaja.

Me theks të veçantë, u uroj rrugëtim të rehatshëm dhe të sigurt bashkatdhetarëve tanë, duke ju dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë në vendlindje.

Ju uroj që festat e fundvitit t’i kaloni me çaste të bukura e të paharruara pranë më të afërmve, miqve, shokëve dhe dashamirëve tuaj, me shëndet, harmoni dhe gëzim.

Le të jenë këto ditë një mundësi për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe për ta mbyllur vitin me energji pozitive.

COMMENTS