HomeNë fokus

APN: Nuk po rrespektohet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc

Ka filluar seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit ku ndër të tjera këshilltarët do të shqyrtojnë edhe rishikimin e buxhetit për vitin 2020. Pas

Sesione informuese: Përfshirja e pjesëtarëve të pakicave etnike në trajnim themelor policor dhe të studimeve në Universitetin policor të kriminalistikës
“Politikat tona kundrejt Beogradit duhet të jenë më direkte dhe substanciale”
Cilat janë raportet përbrenda koalicionit në Bujanoc?

Ka filluar seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit ku ndër të tjera këshilltarët do të shqyrtojnë edhe rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Pas leximit të rendit të ditës nga ana e kryetarit të KK, Enver Ramadani, në emër të Alternativës për Ndrsyhim në foltore është paraqitur këshilltarja, Seuda Destani Fazliu.

Ajo u ka tërhequr vërejtjen partnerëve të koalicionit se nuk po rrespektohet marrëveshja për bashkëqeverisje.

“ APN ka hyrë pa kushte dhe pa pozita në këtë koalicion por kjo nuk do të thotë se do të nënshtrohemi.
Partnerët e koalicionit nuk janë duke rrespektuar pikën e marrëveshjes lidhur me punësimet dhe praktikantët.

Nëse vazhdon ky avaz, nuk do të votojmë në të ardhmen për pikat e rendit të ditës. Megjithatë, do të qëndrojmë në sallë sa për të mbajtur gjallë koalicionin por ta keni parasysh se kjo nuk shkon pafundësisht “, është shprehur, Destani.

COMMENTS