Ka nisur takimi në selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc në tentimin e katërt për të arritur marrëveshje brendashqiptare për qeverisjen lokale, ra
Ka nisur takimi në selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc në tentimin e katërt për të arritur marrëveshje brendashqiptare për qeverisjen lokale, raporton FOLonline.
Delegacionet e PVD-së, LPD-së, APN-së dhe UDSH-së janë parë duke hyrë në selinë e PD-së rreth orës 15.30 kur edhe ishte caktuar të nisë takimi.
Kreu i PD-së Nagip Arifi i ka thënë FOLonline se mediat nuk mund as të fotografojnë nga takimi për dallim nga herat tjera kur një gjë e tillë ishte e lejuar.
Ndërkaq, një zyrtar tjetër i PD-së i ka thënë mediumit tonë se paraqitje për media do të ketë vetëm nëse sot arrihet ndonjë marrëveshje.
Takimi i fundit midis subjekteve shqiptare ishte zhvilluar të premten e kaluar.
Me këtë rast, Partia Demokratike u kishte lënë hapsirë njëditëshe subjekteve tjera që me anë të letrave t’i përgjigjen ofërtës së tyre për ndarjen e pozicioneve udhëheqëse brenda pushtetit lokal në Bujanoc.
Me përjashtim të APN-së, asnjë subjekt tjetër nuk e ka bërë publike përmbajtjen e letrës dërguar PD-së.
Lidhur me koalicionin, në Bujanoc sot është duke qëndruar edhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i cili ka zhvilluar biseda me drejtues të subjekteve politike shqiptare.
COMMENTS