Gjatë disa muajve të fundit, studentë të gazetarisë nga Novi Sadi dhe Shkodra kanë pasur rastin në një projekt të OSBE-së të punojnë së bashku rre
Gjatë disa muajve të fundit, studentë të gazetarisë nga Novi Sadi dhe Shkodra kanë pasur rastin në një projekt të OSBE-së të punojnë së bashku rreth temave që bashkojnë dy popujt, si dhe të mësojnë më shumë rreth njëri-tjetrit.
Hulumtimin e tyre e kanë nisur nga “mësuesja e diturisë”, historia. Duke hulumtuar epoka të ndryshme historike të kulturave serbe dhe shqiptare, kanë gjetur ngjashmëri në legjendën mbi ndërtimin e Kalasë së Shkodrës. Në letërsitë e të dy popujve ekzistojnë poema të ngjashme që flasin rreth disa vëllezërve që kanë ndërtuar një kala, por të cilëve ajo iu është rrënuar vazhdimisht gjatë natës. Tregim i ngjashëm, vetëm me emra të tjerë aktoresh. Por, mesazhi i legjendës është i njëjtë në të dy kulturat – pa një sakrificë të madhe nuk ka suksese të mëdha. Si rezultat i bashkëpunimit të studentëve të këtyre dy qyteteve ka dal edhe një video e cili sqaron dhe përshkruan poemën, ngjashmëritë e saja te serbët dhe shqiptarët.
Kureshtja e të rinjve nuk është ndalur vetëm te legjenda mbi kalanë. Për ti sqaruar bashkëkombësve të tyre dhe vetës së tyre se si duken raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, si kanë ndërruar ato gjatë historisë që nga kohërat e lashta e përgjatë periudhës socialiste në të dy vendet e deri te ditët e sotme, ata kanë folur me dy ekspertë që njohin raportet shqiptaro-serbe – gazetarin Zoran Panoviq dhe kolegun e tij nga Shqipëria Mustafa Nanon.
Porosia e punës dhe përpjekjeve tona të përbashkëta, si dhe i produkteve tona mediatike, është shumë e qartë – nëse duam të aspirojmë ka një e ardhme më e ndritshme për shqiptarët dhe serbët, atëherë duhet patjetër të “sakrifikojmë” stereotipat që mbisundojnë në shoqëritë tona dhe të krijojmë raporte të shëndosha me njëri-tjetrin. Ne vetëm e bëmë këtë, tani është radha juaj!
Teksti nga Aleksandar Bugarin 09.02.2022
www.univerzitetskiodjek.com
Video: https://youtu.be/-z71pz-GlJ4
Podcast: https://we.tl/t-JWUml20s5q
COMMENTS