Fjala e redaktorit: Sinqerisht më erdh shumë keq kur dëgjova lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj Ardita Sinanit, në radhë të parë jo si kryeta
Fjala e redaktorit:
Sinqerisht më erdh shumë keq kur dëgjova lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj Ardita Sinanit, në radhë të parë jo si kryetare e Preshevës por si Arditë që e njoh, e mbi të gjitha për shkak të raporteve miqësore që kam të ndërtuara me familjen e saj ndër vite.
Shpresoj se Gjykata do t’i hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë dhe në fund të procesit znj.Sinani do të dal si e pafajshme.
Por është fakt se këto 20 vjetët e fundit ka pasur korrupsion nga politikanët lokal, edhe atë “do guše”.
Madje, e përsëris edhe një konstatim timin të mëparshëm, se ndaj shumë individëve por edhe organizatave, sipërmarrësve, etj, janë bërë padrejtësi vetëm pse nuk kanë qenë në një linjë politike me pushtetarët.
I inkurajoj të gjithë ata që kanë fakte t’i paraqesin ato tek organet kompetente.
Ka dy metoda: njëra përmes dikastereve të Prokurorisë e tjetra përmes atyre të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Psh. ; Unë kisha vepru përmes MUP-it.
Ka shumë dikastere:
.Odeljenje za borbu protiv korupcije
.Služba za borbu protiv organizovanog kriminala
.Služba za suzbijanje kriminala
.Služba za krimanilističku analitiku
.Služba za specijalne istražne metode
Pse përmes MUP-it?
Sepse ka shumë inspektorë të cilët dëshirojnë të ndërtojnë karrierë dhe e bëjnë të pamundur grumbullimin e fakteve, kështu që kur ta dërgojnë lëndën në Prokurori nuk ka gjasa t’i hidhet poshtë.
Fakti tjetër: Ata veprojnë “po službenoj dužnosti”.
Arsyeja tjetër: Kur doni me ja ngulë dikujt, nguljani deri në skej.
Mos harroni: Vetëm me emra dhe mbiemra e kursesi si “NN lice”.
Mos keni frikë: Derisa ata (pushtetarët) mundohën me ja marrë edhe kafshatën e gojës, kush janë ata të cilët nuk e meritojnë që për një kohë të dhihen në qyp.
Nëse ju akuzojnë pse politikanët shqiptarë në Gjyqet dhe Policinë e Serbisë, ju i thoni: kur mos të zgjidhen nga zgjedhjet që i organizon Serbia, kur mos të paguhen nga Serbia, kur mos të përfitojnë nga tenderët e Serbië, edhe ne kemi mi denoncu në Kosovë…
Andaj, mos ngurroni po nguljani sa të mundeni!
.
COMMENTS